51 të vdekur e mbi 100 të lënduar si pasojë e zjarrit në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, njoftoi se 51 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u lënduan nga një zjarr që shpërtheu në orët e hershme të së dielës në një diskotekë në Koçan.

Sipas ministrit, zjarri ka shpërthyer si pasojë e përdorimit të fishekzjarrëve gjatë një koncerti.

Në diskotekë ishin rreth 1 mijë e 500 persona kur ndodhi tragjedia.

Ekipet mjekësore u mobilizuan menjëherë dhe dërguan të plagosurit nëpër spitale në Shtip dhe Shkup. Ata u transportuan me helikopter.

“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 persona, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, deklaroi Toshkovski.

Toshkovski njoftoi gjithashtu se trupat e viktimave do të dërgohen në Shkup për obduksion.

Ai theksoi se ata që janë përgjegjës për këtë tragjedi, përfshirë organizatorët, do të përballen me ligjin.

Ministri shtoi se është në proces hetimi i ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë dhe organet e tjera kompetente për zbardhjen e plotë të tragjedisë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika