Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi merr pjesë në seancë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën (24 mars) po vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Së bashku me të akuzuarit e tjerë, edhe Thaçi është prezent në sallën e gjyqit për të ndjekur dëshminë e dëshmitarit 124-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III dha urdhër për pranimin e audio-incizimeve të deklaratave të dëshmitarit 04264. Sipas tij, në kërkesën e ZPS-së, nuk ishte përgjigjur mbrojtja.

Ndërsa për disa parashtrime të ekipit mbrojtës të Thaçit, u kalua në seancë private për publikun.

Ndryshe, Thaçi javën e kaluar ishte për vizitë në Kosovë ku edhe vizitoi varrin e babait të ndjerë, për të cilin ishte në një vizitë tjetër disaorëshe përpara se të vdiste.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. 

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep SelimitdheJakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika