Specialja mbyll fazën e provave – Seanca e radhës më 23 prill

Zëdhënësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku kanë bërë të ditur se Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Sipas zëdhënëses Angela Griep, deri më tani kanë dëshmuar gjithsej 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar me shkrim. Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë, ndërsa janë regjistruar 150 viktima.

“Prokuroria ka konfirmuar se ka përfunduar me prezantimin e provave, por nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin. Seanca e radhës është caktuar më 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm,” deklaroi Griep.

Ajo gjithashtu theksoi se gjyqtarët e Speciales sigurojnë një proces të drejtë dhe veprojnë në përputhje me standardet etike. 

“Ka një kod etik që gjyqtarët duhet ta ndjekin, dhe nëse një i akuzuar nuk është i kënaqur me vendimin, ka të drejtë ta apelojë atë,” shtoi ajo.

Zëdhënësit e Speciales arsyetojnë pyetjet e gjyqtarëve: Janë vetëm për ta gjetur të vërtetën

Nga ana tjetër, zëdhënësi Michael Doyle tha se gjykata është e përqendruar në krimet individuale dhe se vendimet merren bazuar vetëm në prova. 

Ai kërkoi nga qytetarët e Kosovës të kenë besim në këtë proces dhe theksoi se viktimat dhe dëshmitarët duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë lirshëm.

Gjatë konferencës, gazetari i Nacionales, Besian Beha, pyeti zëdhënësen pse pas pyetjeve të gjyqtarëve nuk ka kundërpyetje nga Prokuroria, por vetëm nga avokatët.

Në përgjigje, Griep tha se kjo praktikë synon të ndihmojë në gjetjen e së vërtetës. 

“Në shumë sisteme, përfshirë Gjermaninë, vetëm gjyqtarët bëjnë pyetje”, ka thënë Griep.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika