Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në konferencën që nis nga ora 10:00, do të diskutohet për hapat procedural pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi edhe mbrojtja ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për rrëzimin e një ose më shumë akuzave në aktakuzë.

Po ashtu, edhe mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se planifikojnë që të thërrasin dëshmitarët e tyre, por për siguri do presin vendimin lidhur me mocionet për rrëzimin e akuzave.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Në paraqitjet e tyre të para, në vitin 2020, të katër të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika