Takohen Abdixhiku-Lajçak, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Të martën e 28 qershorit, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në takim u bisedua për gjendjen e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Takimi i kryetrit të LDK-së, Lumir Abdigjikut dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropiapër Dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak

Zyra për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar të martën e 28 qershorit se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur të martën përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e Zyrës për Informim thuhet se gjatë takimit, Abdixhiku dhe Lajçak diskutuan për gjendjen e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veqantë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Abdixhiku ia theksoi synimin e LDK-së Lajçakut se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pamje të takimit në mes të Abdixhikut dhe Lajçakut

“Kryetari Abdixhiku, ndër të tjera, tha se LDK mbetet partnere kredibile e miqve ndërkombëtarë në të gjitha proceset e rëndësishme dhe integruese të vendit”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, kryetari i LDK-së ka kërkuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, e cila u adresua në Rezolutën e EPP-së që u votua në fillim të qershorit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika