Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë në Prizren, saktësisht reth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” . Prokuroria Themelore ka shpalosur detaje nga ky rast tragjik, ku fillimisht krimi ka ndodhur brenda familjes, ku një i dyshuar, babai ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth 15-vjeçare me mjet të mprehtë, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Tutje në njoftim thuhet se edhe vajza tjetër,e moshës rreth 10 vjeç ka pësuar lëndime por që është jashtë rrezikut për jetë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim, por edhe nëna është lënduar. Motivet e kësaj vepre penale ende janë të panjohura. Prokuroria Themelore në Prizren tha se rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”.
“Prizren, 06 Maj 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se sot, më datë 06.05.2025, rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, vajza tjetër, rreth moshës 10-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. E njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. Po, ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja e të dyshuarit (nëna e vajzave). I dyshuari gjithashtu është vetlënduar, por është jashtë rrezikut për jetë. Nga pranimi i informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ndodhet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ku pritet që me njësitet relevante policore, së bashku me krim tekniken dhe zyrtarët e IML-së, të pëfundojnë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.
Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.”, vijon njoftimi i Prokurorisë Themelore Prizren.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Themelores në Prizren, Petrit Kryeziu.
Ndërsa, Vajza 10-vjeçare e cila u plagos rëndë nga babai i saj mëngjesin e sotëm në Prizren, ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e saj është stabile.
Lajmin e ka bërë të ditur Naser Syla, shef i Emergjencës në QKUK, për Dukagjinin.
“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, ka theksuar Syla.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ku një burrë turk dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare, ka plagosur gruan dhe vajzën tjetër 10-vjeçare, e cila u dërgua në QKUK në gjendje të rëndë.