Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat arbitrare nga Prishtina Parking

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme me të cilin është aprovuar padia e datës 10 mars 2025, për shfuqizimin e pjesshëm të rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

Nga data 5 maj e tutje, ndërmarrja publike “Prishtina Parking”, nuk do të ketë kompetenca për bllokim të veturave.

Në një konferencë për media, hulumtuesi pranë organizatës GLPS, Liridon Salihi ka bërë të ditur se nëntë dispozita të aktit nënligjor të rregullores së Prishtina Parkingut janë në kundërshtim me të drejtat kushtetuese.

Ndërsa, hulumtuesja Ema Pula u shpreh se gjetjet e gjykatës sipas padisë së tyre, do të shërbejnë si precedent për të gjitha komunat e Kosovës.

Nga Gjykata Supreme si dispozita të kundërligjshme dhe që cenojnë standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, janë vlerësuar dispozitat e rregullores që përcaktojnë: kompetencën e Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking” të vendosë bllokada në vetura për shkak të mos pagesës së tarifës së parkingut; lirimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking” nga përgjegjësia për kompensimin e dëmeve që eventualisht mund të shkaktohen nga personeli i saj në vend parkingjet publike; kompetencën e “Prishtina Parking” për bllokim, debllokim dhe bartje te veturave që nuk paguajnë tarifën e parkingut; kompetencën e “Prishtina Parking” për të menaxhuar me rastet e parkimit ilegal të veturave; kufizimin e kohës për shfrytëzimin e vend parkingjeve rezidenciale nga ana e vizitorëve dhe kufizimin e qasjes së qytetarëve në shërbime publike – vendparkingje – duke lënë si mundësi të vetme pagesën përmes telefonit./KP

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika