A është Gjykata Kushtetuese “çelësi” i ngërçit politik?

Në kulmin e krizës politike me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, paralajmërimi i presidentes Vjosa Osmani për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, po vlerësohet i duhur nga analistë. Mirëpo nuk përjashtohet mundësia që gjykata të mos e trajtojë fare kërkesën shkaku që procesi nuk ka prodhuar akoma asnjë vendim.

Takimi i liderëve partiakë me presidenten Vjosa Osmani nuk dha rezultat për daljen nga ngërçi politik, i cili po kulmon me mosarritjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Osmani pas takimit tha se, nëse ky proces zvarritet tej mase, ndoshta do të duhet që ajo ta çojë më pas çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Por, në këtë organ të drejtësisë, vlerësimin e kushtetutshmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës, e ka kërkuar tashmë AAK-ja.

Gjykata Kushtetuese, sipas Melos Kolshit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, mund të mos merret fare me kërkesën që i është adresuar.

 “Mundet të mos bëjë akt për arsyen që nuk është duke u prodhuar ndonjë pasojë juridike, dhe mbi të gjitha, nuk është nënshkruar nga kryesuesi, realisht kryetari i Kuvendit”, deklaroi Melos Kolshi nga IKD.

Kolshi shton se, nëse Kushtetuesja pranon dhe vendos të vlerësojë kushtetutshmërinë, atëherë mund të japë shpjegime për zgjidhjen e krizës.

 “Mund të lëshohet edhe në shpjegimin e situatave dhe krizave që realisht i kemi tani, dhe të tregojë se nuk duhet të abuzohet me këtë të drejtë që i është dhënë Kushtetueses partisë më të madhe ose partive të tjera opozitare” deklaroi Kolshi.

Ndërkaq, analisti politik Albinot Maloku thotë se, nëse Presidentja kërkon sqarime shtesë nga kjo Gjykatë, mund të ndikojë në kalimin e kësaj krize.

 “Konsideroj që tentimi për t’i dhënë një hapësirë më të madhe një marrëveshjeje, përmes disa diskutimeve shtesë, siç e tha edhe presidentja, është më i drejtë sesa tentimi për të nxjerrë dokumente shtesë”, deklaroi Albinot Maloku, Analist politik.

Deri më tani, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika