KFOR-i zhvillon trajnim për evakuim mjekësor ajror në Prishtinë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka zhvilluar të dielën një trajnim për evakuim mjekësor ajror në selinë e tij në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë trajnim kanë marrë pjesë njësi mjekësore nga katër ushtri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria, Gjermania dhe Zvicra.

Qëllimi i stërvitjes ishte përgatitja e pjesëtarëve të KFOR-it për situata të vërteta emergjente, me fokus në evakuimin ajror të të plagosurve. Gjatë ushtrimeve, pjesëmarrësit janë trajnuar për mënyrën e ngarkimit dhe shkarkimit të pacientëve gjatë fluturimeve mjekësore.

KFOR-i thekson se ky trajnim ndërkombëtar ndihmon në sigurimin e një reagimi të përbashkët, të koordinuar dhe efikas në raste krizash mjekësore, duke standardizuar procedurat mes vendeve pjesëmarrëse.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika