Kreativitet dhe mjeshtëri në gotë: Adhurim Krasniqi shpallet kampion në garën e parë të koktejeve në Kosovë

Në një atmosferë të mbushur me kreativitet, mjeshtëri dhe elegancë, është mbajtur për herë të parë Kampionati Kombëtar i Koktejve në Kosovë, një event i organizuar nga Kosovo Bartenders Association më datat 23-24 maj, në ambientet luksoze të Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

Ky kampionat solli një spektakël të paharrueshëm në vend, duke vendosur një standard të ri për profesionin e bartending-ut në Kosovë. Me një pjesëmarrje të gjerë dhe konkurrencë të fortë, ngjarja u organizua sipas rregullave të International Bartenders Association (IBA) dhe u nderua nga prania e një delegacioni të lartë të kësaj organizate prestigjioze – përkatësisht presidenti i IBA, Bruno Santos dhe sekretari i përgjithshëm Xino Wu.

Fitues i këtij kompeticioni ishte Adhurim Krasniqi, i cili u shpërblye për koktejin e tij të veçantë, që sipas jurisë përfaqësonte një kombinim të përsosur të teknikës, shijes dhe prezantimit.

Ky është një moment historik për profesionin tonë dhe një motivim i madh për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin këtë rrugë.– deklaroi Krasniqi.

Adhurim Krasniqi i cili u kurorëzuar si fitues me një paraqitje që la mbresa të thella tek publiku dhe juria profesionale,  dëshmoi pse konsiderohet një nga bartendet më premtues në vend. Eleganca në prezantim, balanca perfekte e përbërësve dhe besimi në vetvete e bënë performancën e tij të dallueshme në një garë të mbushur me talente.

Fitorja e tij nuk ishte rastësi – ishte rezultat i përkushtimit, përvojës dhe dashurisë së thellë për këtë profesion. Ai tani përfaqëson një model frymëzimi për të gjithë të rinjtë që synojnë të arrijnë majat në fushën e bartending-ut në Kosovë dhe më gjerë.

Poashtu dhe Valdrin Govori, drejtor i garës dhe kryetar i shoqatës KOBA, shprehu kënaqësinë për performancën e garuesve, por gjithashtu theksoi nevojën për përmirësim të mëtejshëm:

“Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të punuar në teknikat e përgatitjes dhe prezantimit. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për ta zhvilluar këtë profesion në nivelin që meriton,” u shpreh ai.

Ndër të tjerash drejtori i projektit njëherëshi sekretar i përgjithshëm i shoqatës KOBA, Yll Hyseni, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në realizimin e këtij eventi të suksesshëm:
“Ky kampionat u bë realitet falë bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovo Bartenders Association dhe katër sponsorëve gjeneral – Eurolab International, Marketing and Distribution, Kos-trade dhe Tobacco Holding Group. Një falënderim i veçantë shkon edhe për mbështetjen nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës,” – shtoi Hyseni.

Kampionati Kombëtar i Koktejve nuk ishte vetëm një garë – ishte një deklaratë se Kosova është gati të bëhet pjesë e skenës ndërkombëtare të bartending-ut. Me standarde të larta organizimi dhe një pasion të dukshëm për këtë art të veçantë, ky event vuri themelet për një traditë të re që pritet të rritet vit pas viti.\Gazeta Papirus

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika