Kurti për herë të parë pas ngërçit: Ne kemi lëvizur drejt kompromisit, por konsensus nuk ka

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë publikisht për situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i ngërçit institucional. Në fjalimin e tij pas takimit konsultativ me liderët e partive, Kurti theksoi se përgjegjësia për krijimin e Kuvendit është e përbashkët dhe nuk mund të zhvendoset vetëm te fituesi i zgjedhjeve. 

“Së pari më lejoni t’i falënderoj pjesëmarrësit e takimit të sotshëm, i cili ishte takim konsultativ, lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që është obligim, është detyrë e të gjithë ne deputetëve të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit,” tha Kurti. Ai kujtoi se më 19 prill, kur u votua komisioni për verifikimin e mandateve dhe të gjithë 120 deputetët ishin të pranishëm, ishte dita më e mirë e kësaj legjislature”. 

Kurti tha se deputetët kanë nevojë për “shtëpinë e tyre”, Kuvendin si institucion përfaqësues legjislativ, dhe shtoi se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë se mosmarrëveshjet politike nuk janë në kompetencën e saj për t’i zgjidhur. Ai bëri të ditur se gjatë takimit ka ofruar dy opsione kompromisi: që kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, të tërhiqet nëse nuk merr së paku 61 vota në votim të fshehtë, ose që partitë të arrijnë një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetares dhe pesë nënkryetarëve si pako, duke e vazhduar procesin e mbetur në gjysmë. 

“Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv, e bëmë edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk ka, ndërsa sa i përket kompromisit, ne kemi lëvizur,” përfundoi Kurti. Ai përsëriti se Vetëvendosja, si shumica parlamentare, mban përgjegjësinë kryesore për formimin e Qeverisë, por formimi i Kuvendit është detyrë kolektive e të gjitha grupeve parlamentare. 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika