Komandanti i KFOR-it për patrullimet e ushtrisë serbe: Nuk kam parë ndonjë shkelje të procedurave

Çështja e Kosovës dhe Serbisë përfundimisht është çështje politike e jo ushtarake. Kështu thotë komandanti i KFOR-it Enerico Barduan në një intervistë për televizionin Dukagjini. Gjenerali italian, foli për zhvillimet politike në vend, deklaratat për patrullimet e shtuara të ushtrisë serbë përreth vijës kufitare e pretendimet për largim të KFOR-it nga Kosova

Ndonëse ka përgjegjësi krejtësisht ushtarake, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, e pranon se po i ndjekin edhe zhvillimet politike në vendin tonë.

Gjenerali italian, në një intervistë ekskluzive për emisionin Five të Dukagjinit, thekson ndërlidhjen mes një mjedisi të sigurt dhe situatës politike.

“Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme të Kosovës por në të njejtën kohë jemi duke I ndjekur zhvillimet politike në Kosovë duke ëprfshirë edhe zgjedhjet për parlament që janë mbajtur në shkurt. Edhe pse nuk kemi parë ndonjë ndikim të drejpërdrejt në staginimin politik aktual në situatën e sigurisë, ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë të ecin përpara që është në të mirën e të gjitha palëve që po jetojnë në Kosovë”, deklaroi Enrico Barduani – Komandant i KFOR-it.

Në sytë e ushtrakut që udhëheq forcën shumëkombëshe të NATO-s në vendin tonë, situata e sigurisë mbetet e brishtë dhe sensitive.

Zgjidhja e raporteve Kosovë-Serbi, sipas Barduanit, mbetet politike e jo-ushtarake dhe rruga për të, është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

I pyetur për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan, Barduani tha se nuk dëshiron të spekulojë për hetimet, por derisa e dënon fuqishëm atë, rithkesoi se përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë.

Ndërkohë në lidhje me deklaratat për lëvizjet e shtuara të ushtrisë serbe përreth kufijve të Kosovës, i pari i KFOR-it tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim.


“Si komandant i KFOR-it mund  të konfirmoj se prej fillimti të mandatit tim unë nuk kam parë ndonjë shkelje të procedurave të tilla, ose që na kanë njoftuar se ka ndonjë ndryshim të madh në vendosjen e tyre. Situata përgjatë linjës administrative kufitare është e qetë dhe tërësisth nën kontrolline KFOR-it. Gjatë këtyre viteve KFOR-I ka krijuar, lidhur bashkëpunim të mirë me Forcat e Armatosura të Serbisë dhe këto janë të dëshmuara me kontaktet e rregullta të KFOR-it me homologët tanë të Serbisë. Ne gjithashtu edhe në mënyrë të rregullt kemi edhe patrullime të sinkronizuara me Forcat e Armatorusra të Serbsië në anët tona përkatëse të linjës administrative kufitare”, tha Enrico Barduani – Komandant i KFOR-it

Ndryshime, nuk ka as në formën përmes së cilës, do t’i mundësohej operimi në pjesën veriore nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së KOsovës

“Sipas përkushtimeve ekzistuese Forca e Sigurisë së Kosovës ka nevojë për një pëlqim të komandantit të KFOR-it për me zbarku adhe për për të ndërmarrë ndonjë mision në veri të Kosovës. Ky përkushtim mbetetet i rëndësishëm për NATO-n dhe është në të mirën e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë. Dhe më duhet ta them dhe njëherë që unë e mirëpres atë pjesën e vazhdueshme të lidhjes që përkushtohet edhe institucionet e Kosovës dhe FSK në këtë pëlqim”, deklaroi Enrico Barduani – Komandant i KFOR-it

NATO, sipas Barduanit, mbetet e përkushtuar për stabilitetin dhe paqen në Ksovë dhe rajon, duke hedhur poshtë kështu pretendimet për largime eventuale, dhe vizita e Këshilli i Atlantikut të Veriut bashkë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte në mars të këtij viti, mbetet një dëshmi e prekshme për këtë përkushtim.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika