Ekskluzive – Ky është polici që u arrestua për spiunazh te BIA serbe

Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar togerin Bojan Jevtiq, serb i Kosovës, i dyshuar për spiunazh, raporton ekskluzivisht TV Dukagjini.

Ai kishte pozitë udhëheqëse në Polici dhe dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale të Kosovës me shërbimin sekret të Serbisë, BIA. 

Sipas gazetares në terren Doruntina Bylykbashi, arrestimi i tij në aksionin e përbashkët të AKI-së, PSRK-së dhe IPK-së, ka ardhur pas një hetimi një vjeçar që u zhvillua ndaj tij.

Togeri i arrestuar B.J. është epror i Policisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Gjatë bastisjes janë gjetur disa dokumente, që organet e drejtësisë besojnë se janë prova konkrete për bashkëpunimin e zyrtarit policor serb me BIA-n.

Gjithashtu, janë konfiskuara edhe një armë e padeklaruar dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme e 2 milion dinarë serb, që kapin vlerën e diku rreth 17 mijë euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për këtë aksion që është duke ndodhur nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.

Qytetarë serbë të Kosovës por edhe shqiptarë janë arrestuar viteve të fundit për spiunazh te BIA.

Madje, ka pasur edhe dënime të gjykatave për këtë, siç është rasti i fundit i Aleksander Vllajiq, që u dënua me 5 vjet burgim për spiunazh, vepër të cilën e pranoi vet që e ka kryer.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika