Tentoi ta keqpërdorte AKI-në, arrestohet një person në Mitrovicë

Një 73-vjeçar është arrestuar nën dyshimet se ka tentuar ta keqpërdorte AKI-në, për t’ia marrë 2 mijë euro një personi tjetër

Ilustrim

Një person është arrestuar të premten, pasi ka tentuar ta keqpërdorë emrin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

I dyshuari mosha e të cilit është 73 vjeç, sipas Policisë së Kosovës, ka tentuar ta mashtrojë një qytetarë tjetër, nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë prej 2 mijë eurove.

I dyshuari i është paraqitur kinse ka kontakt me dy zyrtarë të AKI-së, të cilët do t’i kryenin favore viktimës.

“Veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e informacioneve në rrugë operative, kanë mundësuar që të arrestohet i dyshuari B. Gj. 73-vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili dyshohet se është takuar me ankuesin (viktimën), nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë (2000 euro), kinse i dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s, gjëja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’ i kryejë shërbime në favor të viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet po zhvillohen në drejtim të veprës penale “Mashtrim në tentativë”.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika