Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas thirrjeve nacionaliste dhe ksenofobe që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar të shtunën në Kumanovë.

Gjatë kësaj ndeshjeje, një grup tifozësh brohoritën slogane të rënda si: “Shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”, duke shkaktuar reagime të ashpra në opinion.

Edhe pse ishte i pranishëm në sallë, Mickoski tha se nuk kishte dëgjuar këto thirrje, duke i cilësuar ato si thirrje të një “grupi të vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes, e më pas për të dërguar një mesazh për të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë,” deklaroi ai të hënën.

Në ndeshje ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, por reagimet ndaj gjuhës së urrejtjes u munguan në momentin e ngjarjes, duke shkaktuar shqetësim mes komunitetit shqiptar dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika