Aksident në Gllarevë, lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut të dielën në Gllarevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00 në Gllarevë ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, ku lëndime kanë marrë pesë persona. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit në Pejë dhe më pas është liruar pas trajtimit. Personat e tjerë kanë marrë ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi për KosovaPress.

Hetuesit e policisë janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika