Mushkolaj: Kuvendi në “maskaradë politike”, vetëm Kushtetuesja mund ta zgjidhë krizën

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka komentuar krizën e (mos)konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi është kthyer në një “maskaradë politike” që dëmton të gjitha palët.

Sipas tij, opozita nuk ka reaguar kur u bë ndarja e votimit për nënkryetarët nga komuniteti serb dhe jo-serb, përkundrazi e ka pranuar këtë mënyrë me veprimet e saj.

“Madje, opozita votoi kandidaten Emilia Rexhepi për nënkryetare, që do të thotë se e pranoi këtë ndarje të votimit”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka kritikuar edhe pretendimet e LDK-së se votimi i Rexhepit ka qenë aksidental.

“Pretendimi i LDK-së, se gjoja e kanë votuar aksidentalisht zonjën Rexhepi, është qesharak dhe i papjekur, sepse me vetëdije të plotë kanë votuar për të”, ka thënë ai.

Duke folur për insistimin e Listës Serbe që Slavko Simiq të vazhdojë kandidimin, Mushkolaj tha se procesi ka përfunduar dhe partia është dashur të sjellë një emër të ri. Në këtë kontekst, ai kujtoi edhe rastet e mëhershme kur kandidatët serbë nuk kanë marrë vota të mjaftueshme në Kuvend.

Në fund, Mushkolaj theksoi se dilema kryesore mbetet se a është konstitu apo jo Kuvendi dhe cilët janë hapat që duhet të ndërmerren.

“Pyetja mbetet: çka tutje? A është konstituuar Kuvendi apo jo? Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të japë një përgjigje të qartë. Nëse po, çka ndodh? Nëse jo, prapë çka ndodh?”, u shpreh ai.

Sipas tij, pa një vendim të qartë, edhe presidentja Vjosa Osmani e ka të vështirë të marrë vendime lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika