Rama njofton reformën e Kuvendit: Duhet të ulet numri i deputetëve në 101

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste këtë të enjte reformat e rëndësishme që pritet të ndërmerren gjatë legjislaturës së ardhshme, Rama tha se reforma duhet të përfshijë edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë.

Shefi i qeverisë theksoi se numri i deputetëve të parlamentit të Shqipërisë duhet të ulet në 101 ose dhe më shumë.

“Së pari, në më shumë se tre dekada pas zgjedhjeve të para pluraliste, gati tre dekada nga miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, ndërkohë që jemi në dekadën vendimtare të bashkimit me familjen evropiane, na duhet një cikël reformimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat padyshim edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Pas 10 legjislaturave dhe 1,136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në të paktën 101 deputetë, por edhe më pak, do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shprehu dhe nevojën për bërjen e një reforme territoriale të re.

“Së treti, pas 10 vjetësh nga Reforma Territoriale, koha ka sjellë nevojën e një rishikimi për ndarjen e reformës territoriale, ku duhet të ngrejmë komisionin për ndryshimet domethënëse të këtyre viteve dhe mirëpërgatjen për nivelin vendor, ku duhet të kemi një cilësi të re. Duke filluar nga organizimi i një konsultimi të gjerë publik. Edhe meqë ra fjala, ne do jemi gati t’i dëgjojmë të gjithë,” tha Rama./Euronews

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika