Guerot: Dezinformimi po synon të krijojë kaos në rajon

U mbajt aktiviteti “Balkan News Truck”, ku mori pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Qytetarë dhe përfaqësues të mediave patën mundësinë të bisedojnë me të dhe të diskutojnë rreth rreziqeve që sjell dezinformimi.

Ambasadori Guérot tha se situata me dezinformimin është shumë serioze, duke e cilësuar atë si një luftë informative, ku gënjeshtrat përdoren si armë. Ai theksoi se qeveria franceze ka vendosur të reagojë, duke mbështetur mediat e lira dhe të pavarura si dhe duke sensibilizuar opinionin publik.

“Ky është një aktivitet i rëndësishëm që ne po e organizojmë, në fakt Hibrid.info po e organizon me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, për dezinformimin, lajmet e rreme. Pra, çfarë është në rrezik? Në fakt situata është shumë serioze. Ne jemi në mes të një lufte informative ku asnjë gënjeshtër nuk është shumë e madhe, ku gjithçka lejohet. Dhe kjo luftë zhvillohet kryesisht nga Rusia, por jo vetëm nga Rusia. Ata po i shënjestrojnë civilët, ashtu si dronët rusë po i shënjestrojnë civilët në Ukrainë. Dhe ajo që ata po përpiqen të bëjnë është të shesin gënjeshtrat e tyre. Dhe përsëri, gjithçka lejohet. Asnjë gënjeshtër nuk është shumë e madhe. Nuk është vetëm Rusia që po e bën këtë. Kështu që qeveria franceze ka vendosur të reagojë ndaj kësaj. Një nga reagimet është të mbështesë mediat, mediat e lira dhe të pavarura, si dhe të sensibilizojë opinionin publik për faktin se ata janë viktima të një fushate dezinformimi. Pra, aktiviteti i sotëm këtu është pjesë e kësaj, për t’iu afruar publikut dhe me ndihmën e aktorëve shumë kompetentë lokalë të përpiqemi t’u japim njerëzve mjetet dhe vetëdijen se ata janë viktima të një fushate dezinformimi. Ne gjithashtu kemi një sërë programesh për të mbështetur mediat e lira. Dhe këtu në Kosovë, po punojmë me Bridinfo, po punojmë me media të tjera që janë të pavarura, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën serbe. Ne gjithashtu kemi filluar të përgjigjemi dhe të zbulojmë gënjeshtrat”, tha ai.

“Dhe gjithashtu, ne duam të jemi aktivë jo vetëm në Francë, dhe në mbrojtje të shoqërisë sonë, por duam të jemi aktivë këtu në Ballkan, këtu në Kosovë, sepse ky rajon është në paqe, por i brishtë. Dhe ka shumë aktorë, aktorë keqdashës, që do të donin të krijonin përsëri kaos këtu”, shtoi ambasadori Guérot.

Ndërkaq, menaxheri i Hibrid.info, Xhemajl Avdyli, tha se ky projekt ka nisur në Kosovë dhe po shtrihet në qytete të ndryshme për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi rreziqet e dezinformimit.

“Ky projekt ka nisur në Kosovë, fillimisht ne kemi qëndruar në Prizren ditën e parë të projektit që kemi realizuar, pastaj kemi vazhduar në Mitrovicë, dje kemi qenë në Pejë dhe sot jemi me qytetarët e Prishtinës. Ku ne do të bashkëbisedojmë me qytetarët për t’i informuar ata rreth rreziqeve të mëdha që ka edhe dezinformimi që po shpërndahet gjithandej”, tha ai.

Gjatë ditës janë zhvilluar diskutime me qytetarë për rritjen e shkathtësive mediatike dhe mendimit kritik, si të dallohen dezinformimet, si të verifikohen burimet dhe si të rritet vetëdija mbi informimin./EO

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika