Nga ora 14:00 do të nisë protesta për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protesta nuk do të zhvillohet para Gjykatës Speciale, por në afërsi të saj, për arsye sigurie.
Megjithatë, një numër qytetarësh tashmë janë mbledhur edhe para objektit të Gjykatës Speciale.
Ky tubim mbahet një ditë para se të fillojë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit 2020, duke u përballur me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.