Mehmetaj: Izolimi i Qeverisë Kurti nga ndërkombëtarët është problemi më i madh se çdo temë ditore

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur shqetësimin për marrëdhëniet e ftohta të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, duke thënë se kjo situatë duhet të trajtohet si një problem serioz përtej debateve ditore politike.

Sipas tij, Kosova aktualisht ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian, ndërsa dialogu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pezulluar nga vetë pala amerikane.

“Unë mendoj që asnjëherë e tepërt me thënë që Kosova aktualisht është nën sanksione nga BE-ja. Dialogu me SHBA-të është i pezulluar nga vetë ata. Dhe e kemi një situatë interesante, po kemi ndërkombëtar që po dëshmojnë në Gjykatë Speciale. Dhe po flasin me përvojat e tyre me ish-liderët, jo veç me ata në Hagë, por po e përmendin edhe Ramush Haradinajn e të tjerë. Dhe qytetarët po e shohin diferencën në komunikim, po edhe rezultatin nga ajo diferencë e komunikimit. Ndërkombëtarët në Kosovë refuzojnë më shku në zyre të kryeministrit me u taku me të. Kjo ish dashtë me qenë shqetësim i përhershëm i vazhdueshëm për tej temave ditore”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika