Ish-ambasadori Prenkaj: Kurti në vazhdimësi po shkel vijat e kuqe, heqja e masave e vështirë

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka vlerësuar se vendi është një pozitë shumë të vështirë pas vendosjes se masave nga ndërkombëtarët dhe ndalimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prenkaj në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vazhdimësi po shkel vijat e kuqe të ndërkombëtarëve.

“Kosova është në një pozitë të palakumueshme meqenëse përpos këtyre masave që i ka vendosur Bashkësia Ndërkombëtare tash e një kohë tashmë ka një masë të re të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që bëhet fjalë për tejkalimin e gjithë vijave të kuqe nga kryeministri Albin Kurti”, u shpreh Prenkaj.

Prenkaj, mes tjerash, u shpreh se heqja e masave të vendosura ndaj Kosovës është goxha e vështirë, porse edhe kur të ndodh do të ketë shumë kushte për të plotësuar.

“Në situatën të cilën gjendet Kosova është vështirë të hiqen masat edhe pse kërkesa e presidentes është legjitime. Mirëpo, nuk është në pozitë të kërkojë këtë, mendoj se masat do të hiqen por do të këtë kushte tjera. Jemi dëshmitarë se qeveria në detyrë janë duke kaluar vijat e kuqe në vazhdimësi dhe do të ketë kushte shumë të vështira dhe të njëpasnjëshme për heqjen e masave”, tha Prenkaj.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika