Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Konjuhit, të cilët e kanë pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.
“Sonte na mirëpritën qytetarët e shumtë të Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka theksuar se përkrahja e qytetarëve në çdo takim është e madhe, sepse ajo bazohet në punën e bërë ndër vite dhe jo në fjalë të zbrazëta.
“Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Ahmeti ka falënderuar banorët e Konjuhit për mbështetjen dhe besimin që po i japin rrugëtimit të tij politik.
“Faleminderit Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!” – ka përfunduar kandidati i LDK-së.