Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka publikuar planin e tij për shëndetësinë në katër vitet e ardhshme.
Ferati është zotuar për finalizimin e ndërtimit të QKMF-së së re në Istog, shtimin e shërbimeve specialistike në qytet dhe fshatra, zgjerimin e programit “Mjeku në shtëpi” dhe rezervë të garantuar për barna dhe materiale esenciale, njofton Dukagjini.
Po ashtu, Ferati u shpreh së në planin e tyre për shëndetësi është edhe pajisja e institucioneve shëndetësore me inventar mjekësor dhe pajisje që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, riorganizimi i Radiologjisë brenda QKMF-së së re në Istog, funksionalizimi i laboratorëve në të gjitha QMF-të si dhe zgjerimi i kapaciteteve të emergjencës edhe me dy autoambulanca të reja.