Hysni Gucati: E drejta e votës u respektua, por shkeljet e të drejtave të njeriut në Hagë janë të mëdha

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, në një linjë direkte në “Five”, ka thënë se dy herë i kishte rastisur të votonte sa ishte në qendrën e paraburgimit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Njëherë kam votuar për kryetar komune edhe njëherë për Parlamentin e Kosovës, për deputetë,” ka thënë Gucati.

Ai ka shtuar se procedura është e njëjtë sikurse në Kosovë.

“Po thuajse njëjtë sikur këtu. Vjen fletëvotimi në dy zarfa të mbyllura dhe kopja e pasaportës apo letërnjoftimit duhet me të ardhë. Vjen qendra e vendvotimit me numër të qendrës së votimit… Kam votuar në atë kohë në Morinë, në Skenderaj, ku unë votoj, dhe më ka ardhur me qendrën e vendvotimit të Skenderajt për të votuar. Kështu që e kam pasur të drejtën e plotë dhe të barabartë me ju që të votoj edhe unë në qendrën e paraburgimit, bashkë me shokët aty, me Presidentin dhe të tjerët. Kështu që dy herë mua më ka rastisur të votoj në qendrën e paraburgimit”, ka thënë ai.

Në fund, Gucati ka theksuar se kjo është në respektim të të drejtave të njeriut.

“Në këtë aspekt po, sepse derisa ta sjellin fletëvotimin dhe të japin mundësinë që ti të votosh për kënd do që dëshiron dhe për kënd që mendon, besoj se nuk shkelen të drejtat e njeriut. Por aty shkelen të drejtat e njeriut në aspektin tjetër, ku ne e dimë sa kanë bërë shkelje të mëdha të drejtave të njeriut”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika