Serbia merr masa të rrepta sigurie për tifozët shqiptarë në Nishë

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur dje në aeroportin e Nishit, ku sonte do të përballet me Serbinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të ardhshëm. Atmosfera në prag të ndeshjes është e tensionuar, ndërsa autoritetet serbe kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Megjithatë, problemet kanë nisur që në momentet e para të qëndrimit të ekipit shqiptar. Gjatë stërvitjes së djeshme, në fushë mungoi flamuri i Shqipërisë, një gjest që ka ngjallur reagime dhe është parë si provokim nga pala shqiptare.

Përveç kësaj, mediat serbe raportojnë se autoritetet lokale janë të shqetësuara për një tjetër arsye: praninë e mundshme të tifozëve shqiptarë në stadium. Sipas tyre, shumë shqiptarë që posedojnë pasaporta serbe – veçanërisht nga Lugina e Preshevës, Bujanoci, Nishi dhe Leskovci – po blejnë bileta për të ndjekur ndeshjen nga tribunat.

Ky zhvillim ka ngjallur frikë tek organizatorët, të cilët i druhen mundësisë së incidenteve në tribuna, pasi çdo problem që mund të ndodhë gjatë ndeshjes do t’i faturohej palës serbe, pavarësisht prejardhjes së tifozëve.

Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar kontrolle shtesë dhe masa të posaçme për ruajtjen e rendit publik gjatë kësaj ndeshjeje, e cila pritet të zhvillohet nën vëzhgim të rreptë të forcave të sigurisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika