Ose Qeveri Kurti, ose zgjedhje të reja, Rexhaj: S’ka konstelacion tjetër për qeveri, pos të VV-së

Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues prej 15 ditësh, brenda të cilit mandatari për kryeministër, Albin Kurti, duhet të paraqesë për miratim përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet e përkushtuar për formimin e qeverisë, por është po ashtu e gatshme të shkojë në zgjedhje në rast se kjo nuk ndodh.

Në Debat Plus, Rexhaj theksoi se zgjedhjet nuk janë qëllim, por mundësi e fundit nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme parlamentare.

Sipas tij, Vetëvendosje tashmë ka shumicën e votave nga deputetët e komuniteteve që përkrahin kryeministrin Kurti, çka e bën këtë subjekt politik alternativën e vetme për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë që zgjedhjet janë zgjidhja e fundit. Mirëpo meqë keni mund me pa deklaratën e kryeministrit Kurti, ku thotë se nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje. Jo në kuptimin arrogant, as në kuptimin që patjetër ne duhet me bë. Mirëpo në kuptimin e asaj që nuk ka konstelacion tjetër, pra të përbërjes së qeverisë. Pos të LVV e cika e ka shumicën të pjesës së deputetëve që i përfaqësojnë minoritetet, që janë së bashku me kryeministrin Kurti. Dhe në këtë kuptim LVV-ja është e gatshme për zgjedhje qoftë menjëherë. Mirëpo synojmë që ta bëjmë qeverinë…”, ka thënë Rexhaj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika