Transferimi i Origit në Milan do të konfirmohet ditët në vijim

Ish-lojëtari i Liverpoolit, 27-vjeçari, Dorick Origi pritet të transferohet në Milan, konfirmimi zyrtar pritet të bëhet ditëve në vijim. Origi ka l^ndime muskulore dhe nuk do të mund të stërvitet me skuadren të paktën 10 ditë

Divock Origi

Në ditët në vijim Milan do të konfirmojë transferimin e Divock Origi.

Divock Origi është duke u shëruar nga një lëndim muskulor dhe kjo e ka penalizuar të stërvitet me skuadren së paku 10 ditë.

Gjatë javës së kaluar, ish-lojëtari i Liverpoolit ka bërë disa ekzaminime mjekësore me kampionin e Serie A, por Milan nuk e kanë zyrtarizuar transferimin.

Në media qarkullojnë lajme se njoftimi zyrtar është shtyrë për çështje burokratike, por konfirmimi do të vijë në ditët e ardhshme.

Të hënën e 4 korrikut, Milani i ka nisur përgatitjet parasezonale, ndërsa Origi do të ketë mundësi të njohet me bashkëlojëtarët e tij gjatë të martës së 5 korrikut.

Mediat e huaja raportojnë se Divock Origi, 27-vjeçari do të fillojë stërvitjet pas tejkalimit të lëndimeve që ka pësuar në pjesën e dytë të sezonit në Anfield.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika