“El Matador” rrëzon serbin në Strasburg: Fitore e madhe e ekipit shqiptar në ARES FC 35

Një natë spektakolare ishte të shtunën në Zenith të Strasburgut në Francë.

Luftëtari peruan që jeton në Bruksel, Junior “El Matador” Hernandez, nën drejtimin e trajnerëve shqiptarë Valon Basha, Naim Çala dhe Agon Redzepi, shkëlqeu në eventin ARES FC 35, duke mposhtur bindshëm serbin Luka Lakic.

Hernandez tregoi disiplinë, forcë dhe shpirt lufte, duke e çuar bilancin e tij në gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

Para fillimit të meçit, serbi Lakic kishte hyrë në ring me këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës.

Por, në fund ishin tifozët shqiptarë që festuan me entuziazëm, duke brohoritur emrin e luftëtarit peruan, i cili bëri edhe gjestin me shqiponjë.

Pas ndeshjes, “El Matador” fitoren ia dedikoi ekipit të tij.

“Asgjë nuk arrihet vetëm. Kjo fitore i përket gjithë ekipit tim,” tha ai.

Me këtë triumf, Hernandez forcoi pozitën e tij si një nga emrat më premtues të MMA-së evropiane.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika