U dhanë mbi 55 milionë euro, por një muaj pas bie Njësia B2 – KEK-u s’konfirmon nëse po blen rrymë

Televizioni Dukagjini mëson se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e katër ditë. Shkak i ndaljes së prodhimit, sipas informacioneve jo-zyrtare, u bë rrjedhja në gypa të vjetër. Megjithatë, KEK-u nuk tregoi zyrtarisht shkaqet e ndalesës e as kur kjo njësi do të rinis prodhimin.

Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e katër ditë, mëson televizioni Dukagjini nëpërmjet burimeve.

Sipas informacioneve jo-zyrtare, prodhimi në këtë bllok është ndalur për shkak të rrjedhjeve në gypa të vjetër.

Të martën, TV Dukagjini kërkoi informacione zyrtare nga Korporata Energjetike e Kosovës lidhur me ndaljen e B2-shit, por nuk mori përgjigje.

Sidoqoftë, burime i treguan televizionit se ka përpjekje që kjo njësi të kthehet në prodhim ditët në vijim, raporton Dukagjini.

Më 28 shtator, KEK-u njoftoi për kthimin në prodhim të kësaj njësie pas përfundimit të rehabilitimit madhor dhe modernizimin të turbinës së saj, në kuadër të projektit në vlerë 56 milionë euro me “General Electric”.

Për shkak të investimeve në turbina, njësia B2 kishte qëndruar jashtë funksionit që nga pranvera.

Sidoqoftë, burime i thanë TV Dukagjinit se kjo ishte hera e tretë brenda një muaji që është ndalur prodhimi në këtë njësi.

Në rastet kur mungon prodhimi vendor, Kosova detyrohet të importojë energji elektrike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika