Më 2026 pritet ndërtimi i fabrikës turke të municionit – Rreth 20 milionë fishekë në vit

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar se kompania gjigante turke e prodhimit të municionit “MKE”, pritet që gjatë vitit 2026 ta funksionalizojë fabrikën për prodhimin e plumbave “Made in Kosova” në territorin e Kosovës. Kapaciteti i saj pritet të jetë rreth 20 milionë fishekë në vit, dhe do të prodhoj plumba të kalibrit 5.56 mm e 7.62 mm, një herë për nevoja të brendshme e pastaj edhe për shitje dhe eksport

Fabrika e parë për prodhimin e municionit për armë, së shpejti pritet të ndërtohet në territorin e Kosovës dhe plani është që brenda një viti të ketë kapacitet të prodhojë rreth 20 milionë fishekë, ose plumba për armët e FSK-së.

Kështu ka raportuar agjencia turke e lajmeve DHA.

Sipas mediumit turk projekti pritet të përfundojë në vitin 2026 dhe do të realizohet nga kompania shtetërore e industrisë së mbrojtjes së Turqisë, MKE, me të cilët Republika e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshje më 16 dhjetor 2024.

Pothuajse të gjitha këto detaje të kontratës janë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.

“Më 3 dhjetor të vitit 2025 është nënshkruar pjesa shtesë e kontratës e cila ka të bëjë me ndërtimin e fabrikës së municionit e që pritet të funksionalizohet brenda vitit 2026. Çfarë mund të them sa i përket fabrikës është që me funksionalizimin e kësaj fabrike do të vëmë themelet e industrisë sonë të mbrojtjes pasi që do të fillojmë prodhimin e municioneve të kalbirit 5.56 mm edhe 7.62 mm.”, ka thënë – Liridona Gashi, Zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gashi e konfirmoi se kapaciteti i prodhimit pritet që brenda vitit të arrijë në 20 milionë fishekë, dhe jo vetëm për nevoja të ushtrisë por edhe për shitje ose eksportim.

“Përveç sjellja e makinereve prodhuese gjithashtu do të bëhet edhe përmes kontrate parashihet edhe trajnimi i stafit pastaj gjithashtu edhe mirëmbajtja e makinerive për një periudhë të caktuar dhe furnizimi ose pajisja me sistemet të cilësisë të kontrollit të cilësisë edhe të testimeve”, , ka thënë – Liridona Gashi, Zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Edhe kompania gjigante turke MKE, përmes një postimit në faqen zyrtare ka komentuar marrëveshjen për prodhimin e municionit me Republikën e Kosovës.

Pa specifikuar shumë detaje MKE ka njoftuar se po zgjerojnë shtrirjen e fabrikave prodhuese duke e përmendur marrëveshjen me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, shtete në të cilat thonë se kanë lidhur partneritet strategjik për linja të prodhimit të municionit.

Burime të TV Dukagjini e konfirmojnë se fabrika e municionit nuk do të ndërtohet në hapësirat e ish-fabrikës së vjetër në Skenderaj por në pjesën jug-perëndimore të vendit, që përafërsisht mund të jetë territori Vushtrrisë, pjesë lehtë dhe shpejt e qasshme nga Prishtina.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika