Ramabaja: VV-ja dhe Osmani i dhanë opozitës leksion për demokracinë

Analisti, Sadri Ramabaja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Debat Plus, Ramabaja tha se si Vetëvendosje ashtu edhe presidentja Osmani kanë dhënë një “leksion të rëndësishëm” për ish-opozitën.

“Edhe VV-ja dhe presidentja mendoj unë që sot, e kanë mbajtur një leksion, sidomos presidentja, opozitës se demokracia nuk është vetëm strategji politike. As nuk është vetëm kulturë politike, siç e pamë sonte në Debat. Por, është mbi të gjitha edhe procedurë. Ka nevojë për përcjelle të argumenteve që thjesht duhet t’i përfillin, vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën e të tjera”, ka thënë Ramabaja.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika