Prenkaj: Partitë ta dërgojnë vendimin e Osmanit në Kushtetuese për mandatimin e Konjufcës

Ish-ambasadori Albert Prenkaj ka kritikuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, duke thënë se sipas tij kjo përbën një shkelje kushtetuese.

“Unë habitem se si partitë politike të tjera nuk kanë mbledhur material apo ndoshta do ta mbledhin për ta dërguar presidenten në Gjykatë Kushtetuese, sepse aktgjykimi i vitit 2014 e qartëson që duhet shumica e mjaftueshme e një partie apo koalicioni që ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë. Në këtë rast, VV nuk e ka shumicën e mjaftueshme për ta formuar qeverinë,” ka thënë Prenkaj në emisionin FIVE.

Ai ka shtuar se sipas tij, procesi i mandatimit të Konjufcës është thjesht “blerje kohe” nga VV për t’i afruar zgjedhjet e përgjithshme sa më pranë vitit të ri.

Prenkaj ka theksuar se edhe nëse presidentja shpreh bindjen se Konjufca ka gjasa për të formuar qeverinë e re, “është më se e qartë që ai nuk do të mund të krijojë shumicën e nevojshme”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika