Pamje Ekskluzive: Ushtarët serbë hynë në Kosovë edhe me 15 tetor

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara nga TV Dukagjini tregojnë këtë moment, ngjarje të cilën e ka konfirmuar për televizionin edhe KFOR-i. Policia e Kosovës dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dashur të flasin për këtë incident serioz

Me reagime të shumta që nga Presidentja e zyrtarë tjerë të shtetit është pritur ditëve të fundit informacioni se xhandarmëria serbe hyri në territor të Kosovës në veri, kidnapoi një qytetar dhe u largua.

Por, kjo nuk është hera e vetme që forcat serbe së fundmi kanë kaluar në Kosovë.

Dukagjini posedon që nga mesi i tetorit një video sesi forcat serbe hyn në vend por kah veri-lindja, saktësisht në fshatin Rakinicë, në afërsi të Orllanit të Podujevës.

Por, televizioni ka qenë në pritje të një konfirmimi për rastin nga Policia e Kosovës, pyetjet të cilëve u janë drejtuar që nga 20 tetori dhe ende nuk ka një përgjigje.

Megjithëkëtë, konfirmimin e krejt ngjarjes e ka bërë misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

“Ne jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje më 15 tetor. Ne ishim në kontakt me Forcat e Armatosura Serbe. Bazuar në informacionin e tyre, personeli i xhandarmërisë serbe po ndiqte individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme të prerjes së pyjeve. Sapo kuptuan se kishin kaluar Vijën Kufitare Administrative (ABL), ata u kthyen menjëherë në anën e Vijës Kufitare Administrative të Serbisë”.

Televizioni ka komunikuar edhe me banorët e asaj ane dhe ata të cilët kanë xhiruar por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen, veçse kanë konfirmuar se njërit, ushtarët serbë ia konfiskuan edhe traktorin.

Pretendimet e tyre janë se gjithashtu forcat serbe i kanë ofenduar dhe sharë gjatë këtij ballafaqimi.

Pos Policisë së Kosovës që nuk është përgjigjur, televizioni ka kërkuar një reagim edhe nga Ministria e Brendshme dhe informacion nëse institucionet e sigurisë kanë qenë në dijeni për rastin, por as ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Policia është reaguesi i parë i sigurisë në vend e KFOR-i i treti, megjithëse misioni i NATO-s është përgjegjës për sigurinë e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika