Reagon Sindikata e Telekomit: Telekomi tashmë është futur në rrugën e duhur

Sipas raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Telekomi i Kosovës është ndërmarrja e cila ka pasur më së shumti humbje në vitin 2021, ndërsa për këtë çështje ka reaguar edhe Sindikata e Telekomit të Kosovës duke thënë që gjendja në të cilën ka qenë kjo ndërmarrje ka qenë shumë e keqe ndërsa tani është në rrugën e duhur

Telekomi i Kosovës

Vjosa Spanca, auditore e Përgjithshme në “Zyrën Kombëtare të Auditimit”, të martën e 5 korrikut ka bërë të ditur se nga gjetjet e 134 raporteve të audituara për vitin 2021, ndërmarrja publike me humbjen më të madhe është “Telekomi i Kosovës”.

Ndërsa Sindikata e Telekomit ka reaguar duke thënë që gjendja e trashëguar në Telekom ka qenë shumë më e keqe se sa dikush mund ta paramendojë. Por, edhe angazhimi për ta menaxhuar këtë situatë ka qenë i jashtëzakonshëm, përkundrejt vështirësive të mëdha.

Ndërsa sipas tyre përmirësimi i gjendjes në të cilën ka qenë kjo ndërmarrje kërkon vullnet dhe durim të hekurt.

“Ne jemi të vetëdijshëm për problemet që i kemi trashëguar dhe ato që i kemi përpara. Por, Telekomi tashmë është futur në rrugën e duhur, ku menaxhimi dhe përgjegjësia është në nivelin maksimal”, shkruhej në reagimin e sindikatës.

Kurse, që nga marrja e detyrës në këtë ndërmarrje asnjë nga të punësuarit nuk janë dyshuar apo akuzuar për keqpërdorime thuhej në reagim.

“Vlen për t’u përmendur fakti se Bordi dhe Menaxhmenti aktual, që nga marrja e detyrës, madje edhe asnjë nga stafi i Telekomit gjatë vitit 2021, asnjëherë dhe nga askush nuk është dyshuar, akuzuar dhe madje nuk ka pasur as aludime se ka keqpërdorur, abuzuar apo zhvatur AS EDHE NJË EURO TË VETËM , siç ka qenë dukuri në të kaluarën”.

Ata madje kanë postuar edhe tabelën e të hyrave dhe shpenzimeve gjatë tri viteve të fundit, duke kundërshtuar pasqyrën financiare të Vendimit të Arbitrazhit në rastin me DARDAFON-it në vlerë mbi 13.4 milionë €, duke thënë se ky vendim e ka gjenezën që nga viti 2009.

“Humbja NETO e raportuar në pasqyrat financiare të vitit 2021, në vlerë mbi 10 milionë €, është rezultat i paraqitjes në pasqyra financiare të Vendimit të Arbitrazhit në rastin me DARDAFON-in në vlerë mbi 13.4 milionë €”.

“Vendim ky i pranuar në vitin 2022, ndaj të cilit do të shfrytëzojmë çdo rrugë të mundshme për ta kundërshtuar si vendim të padrejtë dhe skandaloz. Efektet e këtij vendimi gjenezën e kanë në vitin 2009, kur është nënshkruar kontrata më e dëmshme jo vetëm në historinë e Telekomit por të gjithë Kosovës, që nga paslufta”, shkruhej në reagim.

Tabela e të hyrave dhe shpenzimeve

Në tabelën e publikuar kanë thënë që lexuesit mund të vërejnë lehtësisht dallimin në menaxhimin e Telekomit dhe përmirësimin e gjendjes financiare.

Keqinterpretimet tjera të qëllimshme ose të gabuara vetëm sa e çorientojnë opinionin, thuhet ndër të tjera në reagimin e sindikatës së Telekomit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika