Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini” me 50% zbritje në shtatë titujt më të kërkuar

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve me stendën e saj plot ngjyra, tituj të rinj dhe oferta që s’mund t’i rezistosh.

Shtëpia botuese Dukagjini në ditën e fundit të Panairit të Librit në Tiranë ka organizuar “Happy Day” pas kërkesës së madhe për disa nga librat, njofton Dukagjini.

Kësisoj, shtëpia botuese Dukagjini në ditën e fundit të panairit disa nga titujt më të kërkuar i sjell me 50% zbritje.

“Superkumunikuesit”, Charles Duhigg;
“Influencuesja”, Amara Sage;
“Libërthi i dashurisë”, Shpëtim Selmani;
“Mes bankash”, Gianni Rodari;
“Secili me liqenin e vet”, Nenad Joldeski;
“Knulpi & W bukur është rinia”, Hermann Hesse; si dhe
“Lugina e lumit Issa” nga Czesław Miłosz.

Mos mungoni t’i merrni këto libra me zbritje teksa shtëpia botuese Dukagjini ju mirëpret.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika