Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të mërkurën, më 19 nëntor, procesi mësimor do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat dhe institucionet edukativo-arsimore të qytetit dhe fshatrave përreth.
Të martën mësimi ishte ndërprerë për shkak të paralajmërimeve për vërshime. Sipas Komunës, gjatë natës intensiteti i reshjeve pritet të ulet, ndërsa ekipet emergjente janë në terren për të siguruar që infrastruktura shkollore të jetë gati për zhvillimin normal të mësimit.
“Bazuar në vlerësimin e Shtabit Emergjent, informacionet e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe koordinimin me drejtoritë përkatëse të Kryeqytetit, është konstatuar se situata është e qëndrueshme për zhvillimin e rregullt të mësimit. Intensiteti i reshjeve gjatë natës pritet të bie dukshëm sipas vlerësimeve të fundit të IHMK-së, ndërsa ekipet emergjente janë në terren dhe po sigurohen që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme”, thuhet në njoftim.
Reshjet e mëdha të shiut, anulohet procesi mësimor në Prishtinë