Gërvalla me apel publik ndaj deputetëve të LDK-së: Ejani në seancë, mos u bëni bllokues

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, u ka bërë apel publik deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të vijnë ndërkohë në seancën e jashtëzakonshme dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gërvalla, gjatës fjalës së saj në Kuvend, u kërkoi deputetëve të LDK-së që të mos bëhen bllokues por bashkëpunues, njofton Dukagjini.

“Duke pasur pritjet goxha të ulëta në raport me PDK-në dhe AAK-në dhe duke mos pasur asnjë raport me Listën Serbe me lejoni që nëpërmjet kësaj foltoreje t’i drejtohem me një apel publik deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së”.

“Të nderuar deputetë të LDK-së duke e njohur pulsin, përkushtimin dhe duke e njohur vullnetin e votuesve të partisë tuaj më mirë ndoshta se ata që kanë përgjegjësi të larta në partinë tuaj ju ftoj publikisht që të si parti e ardhur nga një traditë institucionaliste të mos bëheni bashkë me ata që nuk i respektojnë institucionet e shteti dhe bllokojnë procese të rëndësishme të shtetit, bllokojnë buxhetin e pagat dhe të ardhmen e këtij vendi. Ju bëjë apel publik sot që e keni mundësinë meqë kjo seancë nuk do të mbyllet tani që të vini në një orë më të vonshme dhe të votoni marrëveshjet ndërkombëtare mbi parimet në të cilat është krijuiar, ndëraruar e zhvilluar partia juaj – mos u bëni kontrubues të bllokimit të shtetit se nuk ju bën nderë as juve e as nuk gjeni përkrahjen e votuese tuaj”, u shpreh Gërvalla.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika