Osmani takon sot liderët e partive pas dështimit për formimin e qeverisë nga Konjufca

Pas dështimit të mandatarit Glauk Konjufca për të formuar Qeverinë e re të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar për sot, e enjte, kryetarët e partive politike në një takim.

Takimi është konfirmuar nga Presidenca për TV Dukagjinin në emisionin Debat Plus dhe është planifikuar të mbahet në orën 10:30.

Kuvendi i Kosovës të mërkurën votoi kundër formimit të qeverisë me kryeministër Konjufcën.

Nga 113 deputetë, vetëm 56 votuan për, 4 abstenuan, ndërsa 53 votuan kundër. Partitë ish-opozitare – PDK, LDK dhe AAK – ishin kundër, ndërsa Nisma abstenoi.

Pas dështimit për të formuar ekzekutivin, rruga tani çon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Presidenca konfirmon, Osmani pret nesër përfaqësuesit e partive politike në takim

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika