Gjykata pezullon nga detyra zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas vendimit, asaj i është ndaluar gjithashtu të dalë jashtë vendit.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë.

Akuza lidhet me veprimet e saj në cilësinë e ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë  gjatë një procedure prokurimi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, konkretisht për seksionin rrugor Orikum-Himarë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika