Maqedonci tregon se kur pritet të vijnë raketat Javelin në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se raketat Javelin të blera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjesë e tyre, pritet të vij gjatë viti të ardhshëm në Kosovë.

Maqedonci, në “KallxoPërnime”, ka thënë se pos raketave Javelin janë duke bërë edhe blerje të shumta të sistemeve të armatimit nga Amerika dhe shtete të tjera.

“Përveç raketave Javelin jemi duke bërë blerje dhe kemi bërë blerje të shumta të sistemeve të armatimit nga ShBA-të dhe shtete të tjera. Është një periudhë kur pritet të përcaktohet koha e arritjes. Ne jemi në pritje të konfirmimit. Ne jemi duke diskutuar që ti kemi në periudhën më të hershme. Viti 2026 vlerësoj që do të jetë koha kur patjetër do të kemi nëj sasi në bashkë me komandantin e FSK-së jemi duke bërë përpjekje ti kemi edhe gjatë këtij viti. Javelin është një ndër sistemet më të mira anti-tankpor nuk janë të vetmet që i kemi në FSK”- tha ai.

Maqedonci, kishte konfirmuar më 11.1.2024 se Kosova i ka nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”.

Raketat “Javelin” u prodhuan dhe zhvilluan për ushtrinë amerikane dhe trupat detare të saj.

Ky mjet luftarak doli shumë efikas në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.Këto armë janë të prodhuara nga dy kompanitë, Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies.

Sipas të dhënave që janë të publikuara në faqen zyrtare të kompanisë Lockheed Martin, “Javelin” është një sistem armësh precize kundërtank, të lëvizshme dhe të vendosur në platformë.

Pra, raketa në fjalë mund të përdoret edhe nga një ushtar i vetëm duke e mbajtur atë mbi supe për të qëlluar nga lart apo drejtpërdrejt objektivin, por edhe mund të vendoset mbi automjetet ushtarake.

Një raketë e tillë vlerësohet se mposht të gjitha forcat e blinduara të njohura dhe të projektuara, si dhe objektiva të buta dhe të parregullta.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika