Kosova do të hyjë në vitin e ri me kufizime buxhetore, me vetëm 1/12-ta në dispozicion

Dështimi për formimin e Qeverisë së re dhe shpërndarja e Kuvendit do ta çojnë Kosovën në vitin e ri me kufizime buxhetore, duke i lënë në dispozicion vetëm 1/12-tën e tij në dispozicion. Për të shmangur bllokadën, legjislatura e dhjetë, e cila pritet të dalë nga zgjedhjet e 28 Dhjetorit, duhet të miratojë buxhetin e ri para fundit të shkurtit 2026

Shpërndarja e legjislaturës së nëntë të Kuvendit pas dështimit për formimin e Qeverisë së re, do të krijojë kufizime në raport me përdorimin e buxhetit nga ky vit në vitin e ri.

Ligji për Menaxhimin e Financave Publike, përcakton kufizimet në ndarjet buxhetore kur vendi hyn në vitin e ri pa e miratuar buxhetin e ri.

Neni 24, saktëson se në rastet kur nuk ka pasur zgjedhje parlamentare në katër muajt e fundit, ligji mbi ndarjet buxhetore, i cili ka qenë në fuqi vitin e mëparshëm do të trajtohet “thuajse është zgjatur për të mbuluar muajin e parë të vitit të tillë fiskal; dhe thuajse siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me 8.33 % të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”.

Në këto rrethana, për shmangien e bllokadës në kuletën e shtetit, legjislatura e dhjetë e Kuvendit duhet të miratojë buxhetin e ri para fundit të shkurtit 2026.

Duke i quajtur të papërgjegjshëm vendimmarrësit, profesori Shkumbin Misini listoi një varg pasojash, nisur nga vështirësimi i jetës së qytetarëve e deri te ndikimi në investime.

“Ka deadline të cilat i kanë kompanitë kontraktuese dhe të cilat nëse nuk bëhet pagesa në mënyrë automatike shkojnë me penalti… Ne problemin tjetër do ta kemi pas zgjedhjeve, përsëri një krizë e tillë, ka me shku me muaj të tërë të arrihet ndonjë marrëveshj, sepse nuk e kemi të sigurt, për të arritur deri te konstituimi i Kuvendit. Sepse ne jemi mësu me politikanët tanë, janë të papërgjegjshëm”, ka thënë Shkumbin Misini, Profesor i Ekonomisë.

Profesori i ekonomisë Mustafë Kadrijaj, foli për kufizimet buxhetore me të cilat nis viti i ri.

“Këtu nuk ka faj ligji e as institucionet që i mbrojnë ato parime, por ky është vetëm problem politik, që partitë politike e kanë sjellë situatën çfarë është, një situatë aspak e lakmueshme”, ka thënë Mustafë Kadriaj, Profesor i Ekonomisë.

Të enjten pasdite, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se u kishte propozuar partive politike që, para shpërndarjes së Kuvendit, të mbajnë një seancë ku do të trajtohej edhe çështja e buxhetit dhe zgjatja e tij për së paku tre muaj.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika