Piktura e Van Gogh-ut shitet për 62.7 milionë dollarë në Sotheby’s, 35% mbi vlerësimin

Një pikturë e rrallë e Vincent van Gogh-ut është shitur në ankandin e Sotheby’s për 62.710.000 dollarë, mbi 54 milionë euro, duke tejkaluar me 35 për qind vlerësimin fillestar.

Vepra e vitit 1887, me titullin “Një tufë romanesh pariziene dhe një trëndafil në një gotë”, paraqet disa libra të vendosur mbi tavolinë dhe u bë objekt i një gare të fortë ofertash që zgjati shtatë minuta.

Në garë morën pjesë eksperti i Sotheby’s, Simon Shaw, tregtari i njohur David Nahmad dhe këshilltarja Patti Wong, e cila dha ofertën fituese.

Në të njëjtin ankand u shit edhe vizatimi i vitit 1888 i Van Gogh-ut, “Parku me stola në Sheshin Lamartine”, për 2.978.000 dollarë – një çmim që përputhej me pritjet maksimale të shtëpisë së ankandeve.

Ndërkohë, një tjetër skicë e artistit, po nga viti 1888, “Një mbjellës në një fushë gruri në perëndim të diellit”, u shit në një ankand tjetër të Sotheby’s për 11.155.000 dollarë. Ky çmim tejkaloi parashikimin prej 8 deri në 10 milionë dollarësh të dhënë më herët nga ankanduesit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika