Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat ishin të vendosura në pako të ndryshme, në bagazh dhe në ulëset e pasme të veturës.
Mallrat përfshinin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, rreth 900 copë gjithsej, për të cilat pala nuk kishte paraqitur faturë apo ndonjë dokument tjetër përcjellës, njofton Dukagjini.
Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse.