“Pengues e bllokues i proceseve”- Arifi: Kurtit po i mbyllen dyert në SHBA e BE – po e dëmton rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ish-ambasadori Avni Arifi, duke komentuar lidhur me diskutimet në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, ka thënë se debatet e zhvilluara qartësojnë edhe më shumë pozicionin që ekziston prej vitesh: se SHBA-të nuk kanë raporte me Qeverinë e Kosovës.

“Ka vite që SHBA-të nuk kanë raporte me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Kurtin. E shohin si pengues dhe shkatërrues të projekteve amerikane në Ballkan, në këtë rast në Kosovë, dhe kjo e ka vështirësuar pozicionin e Kosovës në agjendën e saj të integrimeve euro-atlantike”.

“Është duke e penguar Kosovën në integrim në NATO, është duke e penguar Kosovën në integrim në Këshillin e Evropës, në organizata ndërkombëtare dhe në avancimin e raporteve me SHBA-të”, ka thënë ai.

Tutje, Arifi e ka akuzuar Kurtin duke e quajtur atë pengesë për zhvillimin e Kosovës.

“Është një argument që vazhdimisht është thënë edhe nga shoqëria civile edhe nga opozita, por që para disa muajsh Kurti tha se raportet me SHBA-të kurrë s’kanë qenë më të mira se sa sot. Me dje, iu vu njëfarë pike kësaj pune: Departamenti i Shtetit e sheh Kurtin si pengues, bllokues të proceseve. Pastaj, edhe sot reagimi i Ambasadës Amerikane po ashtu vetëm e konfirmon”.

“Ne po flasim për një lider të Kosovës që ditë për ditë po i mbyll rrugët e veta nëpër pallatet evropiane dhe amerikane”, ka thënë Arifi.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lekturave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lekturave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika