Avokati Arianit Koci ka folur në lidhje me arrestimin qytetarëve të Kosovës në Serbi, duke thënë se ndaj Kosovës po zhvillohet një “luftë e pashpallur” nga Serbia.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ai theksoi se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë shumë më tepër vigjilencë dhe angazhim për të mbrojtur qytetarët e ndaluar arbitrarisht nga autoritetet serbe.
“E dini që ne me Serbinë jemi në një luftë të pashpallur. Edhe natyrisht, sa herë kemi tensione politike, qytetarët e pafajshëm po e paguajnë në një mënyrë apo tjetrën
Prandaj, edhe shteti duhet me qenë shumë më vigjilencë në këto raste shumë më aktivë edhe unë individualisht në çdo rast po tentoj me ndihmu por doni me kuptu që unë nuk kam fuqi aq sa mundet me pasë shteti i Kosovës dhe në asnjë rast nuk mund me i kryej punët e shtetit të Kosovës”, ka thënë Koci.
Koci kritikon faktin që Kosova nuk po shfrytëzon sa duhet një nga mekanizmat e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, shkëmbimin e oficerëve ndërlidhës mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, Serbia e ka pranuar këtë mekanizëm, edhe pse përpiqet ta minimizojë rolin e tij, ndërsa Kosova duhet ta forcojë dhe t’i japë më shumë peshë diplomatike.
“Me përkujtu dëgjuesin e juaj se është një marrëveshje që shpesh ne po e harrojmë
por është në fakt një prej instrumenteve më të rëndësishme që Kosova e ka në raport me Serbinë bëhet fjala për marrëveshjen e vitit 2013 marrëveshja e Brukselit për oficerët e ndërlidhjes, këto në një mënyrë Kosovën Beogradi e ka pranu pra.
Dy shtete, Kosova dhe Serbia, i kanë shkëmbye oficerët e ndërlidhjes, secila palë ka të drejtë me quajtë ashtu si donë vetë, për neve ajo është Ambasada e Kosovës në Serbi.
Sa për Serbinë, ata e kanë ulë thuaja në nivelin e një agjencioni turistik. Por, është e pakuptueshme derisa Serbia në mënyrë e ka pranon Kosovën me këtë marrëveshje, edhe pse ky është marrëveshje ë për çështje teknike më shumë unë nuk e kuptoj pse
Kosova nuk i jep më shumë rëndësi. E kuptoj që Serbia do ta minimizojë rolin e oficerëve ndërlidhës, por Kosova ka interes. me e rritë rolin dhe për mua kjo është ambasada momentalisht më e rëndësishmja e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka shtuar Koci.
Ai vlerësoi punën e ambasadori, Jetish Jashari, në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd duke e cilësuar “fantastike”, por theksoi se zyra ndërlidhëse përballet me mungesë të stafit dhe kushteve bazike.
“Ambasadori Jetish Jashari po e bën një punë fantastike. Por, ka problem të natyrës teknike. Së pari, aty ju mungon një diplomat, i cili është i paraparë me marrëveshje, se në marrëveshje janë paraparë nga tre. Nuk ka kushte elementare teknike.
Paramendojeni e ka një vetur që ka diku rreth gjashtëqind mijë të kaluara.
Asnjëherë i punon klima, asnjëherë nuk i punon, nuk po duket reprezentative ajo.
Ambasadori i Kosovës, duhet me qenë reprezentativ”, ka shtuar Koci.