Shala: Kurti është shefi i mafias energjetike, më 2025 u importua rrymë nga burime serbe, greke dhe serbo-boshnjake

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si shefi i mafias energjetike të vendit.

“Ky është proces ku deri në këtë fazë i gjithë procesi ka qenë sipas modelit socialist të ish-Jugosllavisë e ka udhëhequr UNMIK-u kur ka filluar tranzicionit dhe transformimi energjetik i vendit. KESCO gjatë vitit 2024 – importe kemi pasur 168 milionë euro vetëm më 2024 dhe dua të kthehem tek një fakt tjetër se si ka mundësi që mbas zbulimit të aferës së NOA-s e gjithë qeveria ju ra në mend në javën e fundit me dhënë një arsye. Kurti është shefi i gjithë mafias energjetike të vendit sepse as në konferencë të shtypit nuk kish guxu me dalë ai (Armend Muja) pa ja përgatitë ato shifra manipulative”, u shpreh Shala

Shala, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se gjatë vitit 2024 është importuar rrymë në vlerë prej 168 milionë eurove teksa bën të ditur se gjatë vitit 2025 rreth 85% e importit të rrymës është marrë rrymë nga kompani dhe burime serbe, greke dhe serbo-boshnjake.

“Vetëm gjatë vitit 2024 kemi 168 milionë euro import të energjisë elektrike, gjatë këtij procesi që kanë shpjeguar ata nuk i dhanë të burimet e hyrjes në Kosovë për pjesën 2024 dhe 2025 dhe unë e them se gjatë vitit 2025 kanë hy rreth 85% të importit për shërbyesit universal me treg të rregulluar kanë ardhur prej importeve nga kompanitë dhe burimet, serbe, greke dhe serbo-boshnjake. Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka paraqitur këto në grafikun që e bëri publik teksa thonin se kanë marrë rrymë nga Shqipëria dhe Maqedonia dhe nuk kanë marrë rrymë as nga Shqipëria e as nga Maqedonia”, tha Shala.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika