Supremja rrëzon ankesën ndaj zgjedhjes së anëtares Elza Bajrami-Kastratit në KPK

Kolegji i Gjykatës Supreme ka hedhur si të palejuar ankesën e prokurores Merita Gaka-Kurtishi kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për zgjedhjen e Elza Bajrami-Kastratit si anëtare e KPK-së.

Gaka-Kurtishi kishte kërkuar anulimin e vendimit të KPK-së të datës 13 nëntor 2025, duke pretenduar se procesi zgjedhor ishte i kundërligjshëm. Ajo gjithashtu kërkoi anulimin e njoftimit KZ-KPK të 1 nëntorit 2025 dhe detyrimin e KPK-së që të organizojë një proces të ri zgjedhor.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të bazës ligjore, Gjykata Supreme konstatoi se ankesa nuk ishte e lejueshme.

Në vendim, Gjykata theksoi se lënda nuk lidhet me emërim ose shkarkim të prokurorit, as me shkarkimin e një anëtari të Këshillit Prokurorial – kategoritë e vetme për të cilat prokurorët mund të ankohen drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika