Hamza takon Guerot, e njofton se letrën për heqjen e sanksioneve ia ka përcjellë presidentit Macron

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku është diskutuar për situatën politike dhe sanksionet e BE-së ndaj vendit.

Hamza ka bërë të ditur se ambasadori Guerot e ka njoftuar se letra e tij drejtuar presidentit Emmanuel Macron, me kërkesën për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, i është përcjellë kabinetit presidencial francez.

“Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri,” ka deklaruar Hamza, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend.

Ai shtoi se, si kryeministër i ardhshëm, prioritet i tij do të jetë forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika