Të paktën 22 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur dy ndërtesa banimi u shembën në veri të Marokut në orët e para të së mërkurës.
Kanali televiziv shtetëror maroken “Channel 2” raportoi se dy ndërtesa ngjitur, ku banonin tetë familje, u shembën të martën në mbrëmje në lagjen Mustakbel në rajonin Zuoagha në qytetin Fes.
Si pasojë e ngjarjes humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 16 të tjerë.
Forcat e sigurisë dhe ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Zona përreth ndërtesave të shembura është rrethuar për të parandaluar rrezik të mëtejshëm ndërsa banorët e ndërtesave fqinje janë evakuuar.
Ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e shembjes.